Globtech ofron laramani të dyerve me hapje të shpejtë në Kosovë dhe rajon që nga dera e parë e tillë e instaluar në vitin 2005 në Prishtinë.
Ato janë zgjidhje ideale për depo dhe objekte prodhimi, duke ofruar akses të shpejtë dhe efikas me shpejtësi hapjeje deri në 1 m/s.
Ato janë të dizajnuara për përdorim intensiv dhe ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhës së punës, duke ruajtur një ambient të kontrolluar dhe të pastër.
Të pajisura me sisteme të shumta sigurie, këto dyer garantojnë mbrojtje maksimale për personelin dhe pajisjet. Falë ndërtimit heavy-duty, ato ofrojnë jetëgjatësi të lartë, besueshmëri dhe performancë të qëndrueshme.
Këto lloj dyersh janë të domosdoshme në objekte magazinimi, prodhimi dhe logjistike.
Objekte prodhimi të ushqimit, pijeve, barnave dhe çdo produkti që kërkon temperaturë dhe higjienë konstante.
Mundësi hapje me mbështjellje apo me palosje sipas vendit ku do të instalohet.
Mundësi hapje me radar , dirigjues, buton dhe induksion.
Të gjitha ngjyrat në dizpozicion.
Opsionale:
Ka modele për përdorim të jashtëm, me dimenzione të mëdha dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike.
Opsionale :
Ka modele për përdorim ne dhoma me temperaturë minus gradë.
Goma izoluese është një zgjidhje profesionale për zonat e ngarkim-shkarkimit, e cila siguron mbyllje optimale ndërmjet automjetit dhe objektit. Ajo mbron ambientin e brendshëm nga kushtet atmosferike si shiu, era dhe pluhuri, duke ruajtur temperaturën dhe pastërtinë e hapësirës.
Përparësitë kryesore:
Kursim energjie dhe ruajtje e temperaturës
Mbrojtje nga moti dhe ndotjet
Rritje e sigurisë dhe efikasitetit në punë
Përmirëson procesin logjistik dhe garanton funksionim të sigurt dhe profesional të objektit tuaj.
Rampa hidraulik është zgjidhje efikase dhe e domosdoshme gjatë procesit të ngarkim-shkarkimit. E ndërtuar për performancë të lartë dhe përdorim të sigurt, ky sistem është ideal për ambiente logjistike dhe industriale.
Karakteristikat kryesore:
Kapacitet mbajtës standard 6 ton
Sistem hidraulik i besueshëm dhe afatgjatë
Rrit sigurinë dhe efikasitetin operacional
Motor tre-fazor për përdorim intensiv
Zgjidhje profesionale për logjistikë të sigurt dhe funksionale.
Rampa ekonomike që ne ofrojmë është zëvendsim i rampes hidraulike dhe përdoret në skenare të njejta.
Rampat e ngarkimit manual ofrojnë një zgjidhje të besueshme, ekonomike dhe ergonomike për operacionet bazë të ngarkimit.
Rampat manuale, që funksionojnë si një urë ndërmjet kamionit dhe dyshemesë së objektit, janë një zgjidhje ngarkimi që nuk kërkon furnizim me energji elektrike dhe nuk shkakton kosto shtesë energjie.
Rampe alumini me rrëshqitje në shin hekuri apo statike është projektuar për të lehtësuar procesin e ngarkim-shkarkimit prej ballkonit apo gjirit të objektit në automjete si furgon apo kamion.
Falë platformës prej alumini cilësor dhe sistemit me kushineta, operohet lehtë nga vetëm një person dhe lejon rrëshqitje anësore të thjeshtë në gjatësi sipas kërkeses suaj.
Karakteristikat kryesore:
Material alumini rezistent dhe i papërshkueshëm nga kushtet atmosferike
Pozicion vertikal pushimi kur nuk është në përdorim
Sistem automatik bllokimi për siguri maksimale
Zgjidhje ekonomike,praktike dhe adaptim profesional i hapësirave të objektit ku nevojitet lëvizja e mallrave.
Dyert industriale për objekte dallojnë në çdo aspekt nga dyert e garazhes per objekte banimi rezidenciale.
Dyert industriale që ne i ofrojmë janë të prodhuara për përdorim intensiv dhe me sisteme sigurie që përkojne me rregullat moderne të objekteve logjistike.
Përveq dallimit në materiale me rezistence të lartë (heavy duty) ne ofrojmë zgjidhje me panel sanduiq 6 cm dhe 8 cm si perdorim special per salla me ndjeshmëri ndaj temperaturës : objekte ku prodhohet ushqimi, magazinimi i barnave, magazinim i qumeshtit dhe produkteve tjera sensitive ndaj temperaturës.