Globtech është një kompani që operon në Kosovë që nga viti 2002, me përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në ofrimin e zgjidhjeve cilësore për produkte logjistike. Me mbi dy dekada eksperiencë, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kualitet, besueshmëri dhe zgjidhje funksionale të përshtatura sipas nevojave të objektit tuaj.
Fokusi ynë është të ndihmojmë klientët tanë të optimizojnë hapësirat dhe proceset e tyre përmes produkteve logjistike moderne dhe efikase. Në Globtech, çdo projekt trajtohet me profesionalizëm, korrektësi dhe kujdes maksimal ndaj detajeve, duke ndërtuar partneritete afatgjata me klientët tanë.